Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjskë, detaje nga seanca e sotme

Aktuale

Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjskë, detaje nga seanca e sotme

Më: 17 prill 2025 Në ora: 07:47 Përditësuar në ora: 15:47 më 17.04.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Në seancën e parë për rastin e sulmit në Banjskë - të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës - avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë në atë sulm, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Në fillim të seancës, të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Tolliq dhe Spasojeviq kishin refuzuar të deklarohen për fajësinë në seancën përgatitore të 9 tetorit të vitit të kaluar.Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit të armatosur ndodhen të lirë në Serbi.

Për 42 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, është kërkuar gjykim në mungesë. Për ta u lëshuan fletarrestime ndërkombëtare nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me qëllim për t'i sjellë para gjykatës.

Kush janë të pandehurit?

Në aktakuzë përmenden 45 persona:

Millan Radoiçiq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Uglesha Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Aleksandar Millosavleviq, Llazar Shmigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Millovan Kërstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçillo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zharko Cvetkoviq, Kërsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Axhiq, Millosh Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Gjukiq, Danillo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millosh Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq, Vlladan Illiq, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq.

Në rastet e gjykimit në mungesë, që janë mundësuar në Kosovë me ndryshimet ligjore të vitit 2022, kërkohet që të shterohen të gjitha opsionet për ta siguruar prezencën e të akuzuarve. Në rastet e tjera të këtij lloji, Kosova u ka kërkuar autoriteteve në Serbi t'ua dërgojnë ftesën për marrje në pyetje të akuzuarve dhe rasti i gjykimit ka vazhduar vetëm pasi nuk është marrë përgjigje nga të akuzuarit.

Në seancën e së enjtes, pas deklarimit për fajësinë nga të akuzuarit, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të dëshmohet se sulmi ishte i paraplanifikuar dhe se grupi ishte "i mirëorganizuar".

Gjatë shfaqjes së videove të marra nga dronët në ditën e sulmit, Abazi tha se nga sulmi kishin mbetur të dëmtuara edhe shtëpitë e qytetarëve të asaj zone.Për Tolliqin, i cili ishte gjetur i plagosur, u tha se ishte kapur me armë ushtarake, ndërsa për Spasojeviqin dhe Maksimoviqin u treguan fotografi me të akuzuar të tjerë të këtij rasti.

Në fjalën hyrëse, të akuzuarit Spasojeviq dhe Tolliq thanë se "nuk e kanë sulmuar apo vrarë askënd".

Spasojeviq tha se nuk ka synuar bashkimin e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, me Serbinë, ndërsa Tolliq tha se ai ka qenë në Banjskë më 24 shtator, por "për arsye tjetër" nga ajo që thuhet në aktakuzë.

Avokatët e tre të akuzuarve - Lubomir Pantoviq që mbron Spasojeviqin, Millosh Deleviq që mbron Tolliqin dhe Jovana Filipoviq që mbron Maksimoviqin - thanë se aktakuza "nuk i plotëson kriteret" e Kodit të Procedurës Penale.

Ata pretenduan se aktakuza nuk përshkruan veprimet individuale të të akuzuarve, por vetëm përshkruan në mënyrë të përgjithshme ngjarjen, pa treguar rolin që të akuzuarit kanë luajtur.

Pasi të gjitha palët mbajtën fjalët hyrëse, prokurori Abazi tha se mund të vazhdojë me marrjen në pyetje të të dëmtuarve, por i dëmtuari Qerim Shaqiri kërkoi shtyrjen e seancës për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës u caktua për 9 qershor, për t'u ndjekur nga seancat e tjera që planifikohet të mbahen në ditët pasardhëse, më 11, 12 dhe 13 qershor.

Çfarë përmban aktakuza?

Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiq, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.

Çka kanë thënë tre të akuzuarit?

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, njëri prej tre të akuzuarve që gjenden në paraburgim në Kosovë është mbrojtur në heshtje.

Një tjetër ka deklaruar në Stacionin policor të Mitrovicës më 24 shtator, 2023, se një ditë më herët ka shkuar në Rashkë, ku është takuar me tre persona (po ashtu të akuzuar), me të cilët, në mënyrë të organizuar me disa vetura, kanë shkuar në Banjskë, ku u janë dhënë uniforma dhe armatim.

Atij i është thënë se “do të bëhet një barrikadë me kamion dhe një protestë, për të cilën ka menduar se është paqësore”.

“Por, pasi ka pranuar uniformën ushtarake-taktike dhe armatimin, aty e ka kuptuar se diçka nuk është në rregull, por se është detyruar t’u bindet urdhrave”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, ai ka thënë se gjatë natës ka qëndruar në një veturë dhe pastaj në afërsi të një ujëvare dhe në mal, dhe se “asnjëherë nuk ka shtënë me armë”.

Më vonë, ai i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se rreth dhjetë vetura të tipit Jeep pa targa, kanë ardhur nga Serbia me rreth 50 persona, shumicën e të cilëve ka thënë se nuk i ka njohur.

“Gjithashtu, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë presion apo kërcënim për të marrë pjesë në këtë grup dhe se vullnetarisht është bërë pjesë e tij...”.

Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Prokurori: Do të dëshmohet se grupi ishte i mirëorganizuar, i ushtruar dhe kishte për qëllim sulmin në Banjskë

Në fjalën hyrëse të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të vërtetohet planifikimi paraprak i bërë në Rashkë të Serbisë, për sulmin terrorist në Banjskë.

Në këto veprime, ai thotë se përfshihet edhe kreu i grupit terrorist Milan Radoiçiq , si dhe të akuzuarit tjerë, ndër ta të akuzuarin Vladimir Radivojeviq i njohur me pesudenimin “Mami”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Derisa u shfaqën pamjet e nxjerra nga sekuestrimi i dronit, prokurori Abazi tha se të akuzuarit kanë kryer ushtrime fizike, ushtrime taktike me armë të ndryshme, shpëthime me eksploziv dhe se vërtehen makina ushtarake në lëvizje.

“Kjo Prokurori do ta dëshmojë se grupi ishte mirë i organizuar, i ushtruar dhe se kishte për qëllim saktësisht sulmin më 24 shtator 2024”, tha Abazi.

Në videon tjetër, prokurori tregon se shihet ardhja e dy kamionëve në hyrje të fshatit Banjskë. Ai tha se në njërën video janë nxjerrë pamjet nga DVR e kamerave në fshatin Banjskë, ku do të vërtetohet fillimi i sulmit në Banjskë.

Ai tha se grupi terrorist ka monintoruar rrugët në vendin e ngjarjes në ditën kritike dhe se këtë e tregojnë videot. Tha se edhe pozicionimi i  automjeteve të këtij grupi ishte vendosur në pozita të përshtatshme me qëllim të sulmit.

Provë tjetër me rëndësi, Abazi tha se është edhe video-incizimi nga kamerat e vendosura nga automjetet zyrtare dhe dronët e Policisë, ku vërtetohet sulmi me armë dhe raketahedhës.

“Lëvizjet taktike të grupit tregojnë qartë se grupi ishte i vendosur në pika të caktuara me armë të gjata, raketahedhës, me uiforma të kamufluara ushtarake, sipas pamjeve të këtyre filmimeve”, tha prokurori.

Duke vazhduar me spjegimin e pamjeve, prokurori special Naim Abazi tha se pamjet nga droni tregojnë përbërjen e personave të përfshirë në sulm, ku ndër ta është edhe Radoiciq, i cili gjendet në arrati dhe identifikohen disa të pandehur që janë në shqyrtim gjyqësor.

“Gjithashtu, në video shihet edhe arratisja e të akuzuarve që kishin braktisur mjetet e sjella më parë”, tha ai.

Më pas, prokurori tregoi fotografinë e armatimit të rëndë që grupi terrorist e ka përdorur për kryerjen e veprave penale sikurse në aktakuzë në ditën kritike në Banjskë të Zveçanit. Tha se në ditën kritike kishte shkuar në vendin e ngjarjes si prokuror i rastet dhe se gjatë qëndrimit aty kishte vërejtur një nga skenat më të rënda dhe pamje të armatimit të rëndë.

Sipas prokurorit, Prokuroria ka arritur të sekuestrojë prova që do të shqyrtohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, sikurse janë hartat topografike të veriut të Kosovës, pozicione me ngjyrë në lokacionet e Banjskës.

“Pasoja e sulmit mbi bazën e dëshmive do të vërtetohet se si rezultat i këtij sulmi mbeti i vrarë rreshtri policor Afrim Bunjaku. Rashiqi i plagosur, ndërsa të tjerë të lënduar, që kanë qenë të parët që kanë shkuar në vendngjarje që të largojnë kamionët nga rruga, të vendosur nga grupi terrorist me qëllim të planifikimit të sulmit”, tha Avazi.

Po ashtu, tha se do të vërtetohet se nga ky sulm janë dëmtuar edhe shtëpitë e qytetarëve. Më pas, u shfaq edhe një fotografi e të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, për të cilin tha se dëshmohet se kishte veshur uniformë ushtaraket të kamufluar dhe kishte armë të kalibrit të gjatv.

“Gjithashtu, nga ekzaminimi i telefonave është nxjerrë lista e strukturës së organizuar të grupit që Blagoje Spasojeviq ishte pjesë e këtij grupi, që vërtetohet se kishte ardhur në fshatin Banjskë me atormjetin Jeep shirok, ngjyra e zezë”, tha më tej prokurori.

Prokurori Abazi theksoi se nga fotografitë e nxjerra nga telefonat, tregojnë se Spasojeviq ishte me personat tjerë tani të akuzuar që gjenden në arrati, që në momente të caktuara kishin kryer ushtrime Kopaunik. Spasojeviq tha se shihet dhe vërtetohet se ishte me persona tjerë të akuzuar në këtë rast.

Edhe të arrestuarit në vendin e ngjarjes- të akuzuarit Vladimit Toliq e i cili ishte plagosur, e të cilit i ishte ofruar ndihmë mjekësore, tha se i ishte gjetur armë ushtarake, që vërtetohet se ishte pjesë e strukturës organizative.

“E nderuara Gjykatë, edhe personi i tretë Dushan Maksimoviq, ishte personi që para sulmit dhe gjatë sulmit ishte aktiv duke i ndihmuar e udhëzuar anëtarët e grupit. Nga provat- pajisjet elektronike vërtetojnë se i pandehuri kishte një detyrë të qartë prej momentit kur ka ndodhur sulmi para dhe pas”, tha ai.

Më tutje, tha se Maksimoviq shihet duke marrë pjesë në sulmet kundër KFOR-it, dhe se fotografitë tregojnë që ishte pjesë e grupit të personave që gjenden në arrati dhe se kjo fotografi që është gjetur në telefonin e tij është identike me vendn e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi.

Të gjitha këto prova, dhe provat tjera në aktakuzë të cilat janë dhënë edhe me grafika përmes prezantimeve të strukturuara në ekran, dëshmojnë profesionalizmin e sistemit hetimor dhe gjyqësor në këtë procedurë.

“Në këtë proces, nuk do të flasin vetëm provat dhe as fjalët, por do të flasin viktimat, faktet, vetë drejtësia, pasi që PSRK qëndron këtu sot për të treguar se askush me armën në dorë dhe as i mbështetur në strukrat politike ushtarake nuk është mbi ligjin”, tha Abazi.

Mund të jetë më vonë dëshmitar i rastit “Banjska”, largohet nga salla një hetues policor

Trupi gjykyes në rastin “Banjska” mori vendim që ta largojë nga salla hetuesin e rastit Jeton Jetullahu, me arsyetimin se i njëjti më vonë mund të jetë dëshmitar i rastit.

Paraprakisht, mbrojtja e të akuzuarve kërkuan të dinë se kush janë stafi mbështetës i prokurorit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca është duke vazhduar.

Tre të akuzuarit në rastin “Banjska” deklarohen sërish të pafajshëm

Edhe në seancën e shqyrtimit gjyqësor të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u deklaruan të pafajshëm.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi Spasojeviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi edhe i akuzuari Toliq.

“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, tha Maksimoviq.

Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm,

​Rasti Banjska, tre të akuzuarit paraqiten në gjykatë nën masa të larta sigurie

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimi gjyqësor kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Në seancë do të paraqiten fjalët hyrëse të palëve.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellë në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët janë në paraburgim nga shtatori i vitit 2023.

Ata janë arrestuar pas sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulm terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 prill ka nisur seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve – përfshirë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – janë në arrati.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.Prokuroria më 9 tetor të vitit të kaluar, në seancën përgatitore, kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë, por avokatët mbrojtës theksuan se diçka e tillë nuk lejohet nga ligjet e Kosovës.

Gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit.

Një vendim i tillë ende nuk është marrë.

Ndryshe, në seancën përgatitore të 9 tetorit 2024, dy të akuzuarit, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë në këtë fazë të procesit, ndërsa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar. Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit të armatosur ndodhen të lirë në Serbi.

Çfarë përmban aktakuza?

Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Kush janë të pandehurit?

Në aktakuzë përmenden 45 persona:

Millan Radoiçiq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Uglesha Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Aleksandar Millosavleviq, Llazar Shmigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Millovan Kërstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçillo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zharko Cvetkoviq, Kërsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Axhiq, Millosh Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Gjukiq, Danillo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millosh Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq, Vlladan Illiq, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiq, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.

Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

------------

Seanca për sulmin terrorist “Banjska” që ndodhi në vitin 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, do të mbahet sot.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, të pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë ditën e nesërme.

Mirëpo, pjesë e këtij gjyqi nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Në shqyrtim fillestar prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar gjykim në mungesë.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale për rastin e Banjskës thotë se qëllimi i Milan Radojiçiç-it, bashkë me 44 të pandehurit e tjerë, ka qenë shkëputja e një pjese të territorit të Kosovës dhe bashkimi i asaj pjese me shtetin e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat