Kadrijaj e AAK-së: Seanca duhet të vazhdojë ku ka mbet, jo të formohet sërish Komisioni Ad hoc

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Seanca duhet të vazhdojë ku ka mbet, jo të formohet sërish Komisioni Ad hoc

Më: 17 prill 2025 Në ora: 12:56
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një deklaratë para mediave tha se seanca duhet të vazhdojë ku ka mbetur dhe jo të formohet sërish Komision Ad hoc.

Ajo tha se nuk duhet të thirren konsulta shtesë.

“… ka qenë një komision Ad hoc që e ka kryer punën e tij, raporti është sjell në Kuvend, është deshtë me vazhdu ku ka mbet procesi… “, tha ajo.

Tutje, Kadrijaj tha se AAK qëndrimet i ka të njëjta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat