Vazhdon pakënaqësia për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aktuale

Vazhdon pakënaqësia për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Më: 17 prill 2025 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, po vazhdon me iniciativa që shprehin pakënaqësinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ata kanë njoftuar për një konferencë që do të mbahet nesër dhe protestën që do të ri organizohet të shtunën.

“Grupi qytetar #AsnjeCentMeShume ju fton të merrni pjesë në konferencën për media që do të mbahet të premten, më 18 prill 2025, në ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës)”, thuhet në njoftim.

Konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.

“Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve. Po ashtu, gjatë konferencës do të paraqiten detajet e protestës së madhe qytetare që do të mbahet të shtunën më 20 prill në Prishtinë. Kjo protestë do të jetë një vazhdim i qëndrueshëm i rezistencës kundër padrejtësisë sociale dhe ekonomike që po i bëhet qytetarëve përmes vendimeve arbitrare”, vazhdon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat