Daja i rreshterit Lika: Më thanë kanë gjujt Muhamedin – ja si e mora vesh lajmin

Aktuale

Daja i rreshterit Lika: Më thanë kanë gjujt Muhamedin – ja si e mora vesh lajmin

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:28
Daja i rreshterit Lika

Një nga familjarët e rreshterit policor Muhamed Lika, i cili u vra javë më parë në Kaçanik, ka rrëfyer përjetimin e tij në një intervistë.

Ai e ka përshkruar lajmin si tronditës dhe shokues.

“Lajmi ka qenë shokues, tronditës. Atë natë kisha mysafirë. Pasi i përcolla, djali i hallës prej Tetove më shkroi në WhatsApp dhe më pyeti për gjendjen e Muhamedit. Aty e kuptova se diçka kishte ndodhur.

Më pas shkova në polici dhe më vonë në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tregoi ai, i prekur nga humbja e Likës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat