Deputetja boshnjake, Duda Balje është deklaruar para fillimit të seancës konstitutive. Ajo bëri të ditur se nuk ka ndryshim të qëndrimit sa i përket votimit për kryeparlamentar, shkruanj KosovaPress.
“Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin, unë kam dëgjuar një debat dje me zotëri Arbër Rexhaj dhe po më vjen keq se ai është prej Prizrenit dhe jemi një qytetar dhe ka pasur një pikëpyetje se çka është duke ndodhur me deputetët të cilët kanë pasur 300 vota. Po dua unë ta pyes Arbërin kur kemi votuar për Vetëvendosjen në nivel lokal me përkrahje full, kur kam votuar katër vjet për Qeverinë Kurti, ku ka qenë Arbëri me thënë falemnderit”, deklaroi ajo.
Ajo u pyet nga mediat nëse e ka problemin me propozimin e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, për çka mohoi një gjë të tillë.
“Unë kam problemin me mënyrën e trajtimit, një deputet i boshnjakëve në kohën i cili ka qenë edhe në Qeverinë Kurti 1, në kohën i cili ka qenë edhe në qeverinë 2 edhe tash”, u shpreh ajo.
Ajo tha se nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.