Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Aktuale

Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 28 prill 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi.

Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat