"Kur demokracia dhe fuqia politike reduktohen vetëm në numra… e deputetët nuk janë veç numra! #VecNumra"
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pasi Kuvendi për herë të tetë dështoi të konstituohet.
Sipas tyre demokracia po reduktohet në numra.
“Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…… DERI KUR? Kur demokracia dhe fuqia politike reduktohen vetëm në numra… e deputetët nuk janë veç numra!#VecNumra”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar kësaj here, Albulena Haxhiu nuk arriti as sot të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Kosovës.