Geci: Jam këshilltar i vajzës sime, por s’marr vendime për të

Aktuale

Geci: Jam këshilltar i vajzës sime, por s’marr vendime për të

Më: 30 prill 2025 Në ora: 15:03
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, iu përgjigj kritikave se po e shfrytëzon pozitën e vajzës së tij deputete, Marigonës.

“Para se ta kem deputete, unë vajzën time e kam vajzë.

Jam këshilltari i saj qe 6 vjet, pa pare më ka. I njoh të gjithë deputetët dhe të gjithëve në politikë”.

“Unë s’marr vendime për Marigonën, por vetëm e këshilloj, e këshillat e mia i dalin të vlefshme. Këshillat që i jap unë janë frytdhënëse”, deklaroi Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat