Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk tregon nëse sot do të mund të zgjidhjet kryetare e Kuvendit.
Haxhiu shkurt pa u ndal para mediave tha “pyetni opozitën”.
Haxhiu: Pyetni opozitën
“Pyetni opozitën”, tha shkurt Haxhiu.
Grupi parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje para nisjes së seancës konsittuive do të mbaj një takim konsultative me anëtarët e saj dhe kreun, Albin Kurti.
Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka dështuar për gjashtë herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Të enjten, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryeparlamnetarin, por kjo mënyrë e votimit u kundërshtua nga partitë opozitare.