“Ec, ec…” – Deputetët e VV-së të revoltuar me fjalimin e Igor Simiqit

Aktuale

“Ec, ec…” – Deputetët e VV-së të revoltuar me fjalimin e Igor Simiqit

Më: 3 maj 2025 Në ora: 10:59
Kuvendi i Kosovës

Gjatë seancës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, tensionet u rritën kur deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, mbajti një fjalim që shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e Vetëvendosjes.

Deputetët e VV-së, të dukshëm të pakënaqur, e shoqëruan fjalimin e tij me reagime si “Hec, hec, hec…”, duke e konsideruar atë provokues dhe të papranueshëm në përmbajtje.

Kjo situatë pasqyroi edhe një herë përplasjet e vazhdueshme ndërmjet përfaqësuesve politikë në Kuvend.

Vazhdimi i seancës do të mbahet të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat