Luan Gacaferi “godet” Lushtakun: U bëre ma i pasur se vet shteti, me një rrogë deputeti e kryetar komune!

Aktuale

Luan Gacaferi “godet” Lushtakun: U bëre ma i pasur se vet shteti, me një rrogë deputeti e kryetar komune!

Nga: A.SH Më: 3 maj 2025 Në ora: 14:17
Luan Gacaferi

Anëtari i listës “Guxo”, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj Sami Lushtakut, duke e akuzuar për pasurim gjatë kohës së luftës.

Ai ironizon veprimet e tij, duke i vënë përballë sakrificës së të burgosurve politikë, si Albin Kurti. “Prandaj qe ti ke qenë ushtar, gjatë luftës bleje toka e lokale, përderisa Albin Kurti, torturohet egërsisht në burgjet e Serbisë!”, shkruan ai, duke e akuzuar ish-ushtarin se sot është më i pasur se vet shteti me të ardhura të dyshimta.

Reagimi i plotë:

Prandaj qe ti ke qenë ushtar i flisje atij ushtarit tjetër serbisht në telefon!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar i thoje atij ushtarit tjetër: Edhe sikur të ishte djali i Adem Jasharit, ja kisha ...... nanën!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar ke qëndruar larg vijës së parë të frontit, si ai ushtari tjetër në Hagë!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar ke pas kohë të mjaftushme me ble toka edhe gjatë luftës, qe t'i shesësh pas luftës!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar, gjatë luftës bleje toka e lokale, përderisa Albin Kurti, torturohet egërsisht në burgjet e Serbisë!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar, u bëre ma i pasur se vet shteti, me një rrogë deputeti e kryetar komune!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat