Kurti në Ditën e Evropës: Do të vazhdojmë bashkëpunimin deri të bëhemi anëtare me të drejta të plota

Aktuale

Kurti në Ditën e Evropës: Do të vazhdojmë bashkëpunimin deri të bëhemi anëtare me të drejta të plota

Më: 9 maj 2025 Në ora: 20:09
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës.

“Gëzuar Ditën e Evropës!

Sot festojmë 75-vjetorin e Deklaratës së Schumanit, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian siç e njohim ne – duke sjellë prosperitet, paqe dhe progres në të gjithë kontinentin.

Si një anëtare aspirante, Kosova është një kampione e fortë e projektit demokratik dhe ekonomik të BE-së, dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë derisa të bëhemi anëtare me të drejta të plota” shkroi Kurti.

Ndonëse Republika e Kosovës nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian, shteti megjithatë e ka të rënditur Ditën e Evropës si pjesë të kalendarit të festave zyrtare.

Krahas kësaj, BE-ja vazhdon të mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat