Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

Aktuale

Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

Më: 11 maj 2025 Në ora: 00:07
Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.

Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit.

Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat