E rëndë: Humb jetën pasagjerja 33-vjeçare në aksidentin mes veturës dhe kamionit në autostradë

Aktuale

E rëndë: Humb jetën pasagjerja 33-vjeçare në aksidentin mes veturës dhe kamionit në autostradë

Më: 14 maj 2025 Në ora: 16:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua 33 – vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare me Shqipërinë, Morinë

Lajmin për klanin e kanë bërë të ditur nga njësia e autostradave të Kosovës e kanë konfirmuar për Klankosova.tv

Siç bëhet e ditur, automjeti e ka goditur kamionin prapa nga pakujdesia, ndërkaq, të gjithë personat e përfshirë në aksident janë nga Shqipëria,

Nga njësia e autostradave poashtu kanë bërë të ditur se, shoferi i veturës dhe shoferi i kamionit bashkë me pasagjerin janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pasagjerja që ishte e ulur prapa në veturë ka ndërruar jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat