Nisi dhe dështoi edhe tentativa e 16-të

Aktuale

Nisi dhe dështoi edhe tentativa e 16-të

Më: 15 maj 2025 Në ora: 07:05 Përditësuar në ora: 09:56 më 15.05.2025
Kuvendi i Kosovës

Berisha-AAK: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese.

Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.

Sot, përpjekja e 16-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për herë të 16-të në mënyrë që të arrihet konstituimi i tij.

Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i mbledh votat për të zgjedhur të zotin e Parlamentit, e as nuk po heq dorë së propozuari Albulena Haxhiun si të denjë për këtë post.

Ish-opozita e ka treguar qartë qëndrimin e vetë, duke shprehur gatishmëri nga ana tjetër që të votojnë një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi.

Por, VV-ja nisi një procedurë tjetër për të arritur konstituimin e Parlamentit. Duke e hedhur në votim të fshehtë.

Megjithëse, as kjo mënyrë votimi nuk po iu ecë.

Nëse do të ketë kalim apo jo nga ky ngërç politik, do të kuptohet sot nga ora 10:30 me fillim të seancës së 16-të konstituive. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat