Baraliu: Kosova në krizë të thellë institucionale – palët po kërkojnë...

Aktuale

Baraliu: Kosova në krizë të thellë institucionale – palët po kërkojnë...

Më: 16 maj 2025 Në ora: 00:20
Mazllum Baraliu

Profesori universitar, njëherësh njohës i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Baraliu, ka thënë se dy palët, ish-opozita dhe partia e parë në zgjedhje, kanë përgjegjësi për themelimin e institucioneve.

Por, ai thotë se këta dy taborë janë ndarë dhe po kërkojnë, siç u shpreh, “bukë më të mirë se pogaçja”.

“Përgjegjësia e shumicës shqiptare që janë ndarë në dy taborë dhe faktikisht po kërkojnë bukë më të mirë se pogaçja, siç do të thoshte popullit, sepse në vend që të jenë pjesë integrative e institucioneve të vendit dhe të ndihmojnë komunitetet e tyre, ato janë ndarë në dy taborë. Ato kanë krijuar një vakum që të dy taborët, ish-opozita dhe fituesi relativ i zgjedhjeve, nuk mund ta bëjnë qeverinë dhe nuk mund të bëjnë votat në kuvend. Do të duhej të ketë një reflektim pozitiv në këtë aspekt dhe të tejkalohet kjo gjendje”, deklaroi Baraliu.

Ai tha se vendi është në krizë të thellë institucionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat