Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Aktuale

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Më: 22 maj 2025 Në ora: 18:55
Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se, takimet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, janë të padobishme.

Kjo pasi, siç u shpreh Zafir Berisha në DPT te Fidani në Klan Kosova, Kurti edhe kafenë ta keqpërdorë.

“Me të, të hysh në qeveri është shumë problem. Kush mund të qeverisë me të? LDK-ja nuk po pranon as kafe të pijë me të sepse ky ta keqpërdor o burrë edhe kafenë”, deklaroi Berisha.

Ai tha nuk do të pinte kafe me Kurtin edhe sepse “s’ka gjë prej tij” dhe se për të do të ishte “ulje e vetvetes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat