Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar emërimin e kolonelit Bekim Zejnullahu, si atashe në Çeki.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci deklaroi se Republika Çeke ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës, për të akredituar Zejnullahin si atashe jorezident të mbrojtjes.
“Një objektiv tjetër i përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi”, deklaroi Maqedonci.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë, Republika Çeke miraton kërkesën e Kosovës për akreditim të atasheut të mbrojtjes, Kolonel Bekim Zejnullahu, i cili do të shërbej si atashe jorezident në këtë shtet.
Një objektiv tjetër i përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi.