​Koci-Izmakut: Ec hyrë brenda mos fol këtu

Aktuale

​Koci-Izmakut: Ec hyrë brenda mos fol këtu

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 12:53
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku gjatë kohës sa po deklarohej para mediave, ka ndërhyrë avokati Arianit Koci. Ky i fundit i tha “ec hyrë brenda edhe mos fol këtu”, teksa shprehej se janë bërë rreth 30 përpjekje për konstituim të kuvendit.

Avokati Arianit Koci edhe sot po qëndron në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, i cili po proteston në mënyrë simbolike.

“Ec hyrë brenda edhe mos fol këtu”, i tha Koci.

Deputetja Izmaku tha se emri unifikues për kryeparlamentar është Fatmir Limaj.

“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe, i vlerësoj përpjekjet i kam lexuar me interes. Po pres të shoh diçka më serioze në këtë drejtim, mirëpo vet fakti që është diçka më ndryshe, unë e vlerësoj edhe pres të kemi një ndryshim.... Absolutisht po, është Fatmir Limaj”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat