Ramiz Lladrovci do të jetë sërish kandidat për kryetar të Drenasit në radhët e PDK-së

Aktuale

Ramiz Lladrovci do të jetë sërish kandidat për kryetar të Drenasit në radhët e PDK-së

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është propozuar sërish si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas për mbështetjen.

Ai theksoi se kandidatura e tij u mbështet me 42 vota për, një kundër dhe një abstenim, ndërsa shprehu pritshmëri që ky propozim të miratohet nga kryetari i PDK-së.

Lladrovci tha se Drenasi mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe simbol i trashëgimisë së UÇK-së. Ai nënvizoi se komuna është shpallur gjashtë herë kampione e qeverisjes së mirë në nivel nacional, falë përkushtimit të qytetarëve dhe organizimit të degës së partisë.

“Besimi që mu dha është jo vetëm detyrë, por edhe obligim në shërbim të qytetarëve të komunës së Drenasit”, shkroi Lladrovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat