Trump premtoi rikthim në çështjen Kosovë-Serbi, Baraliu: Mirë që interesimi t’i kthehet Kosovës, por jo siç u përmend atje

Aktuale

Trump premtoi rikthim në çështjen Kosovë-Serbi, Baraliu: Mirë që interesimi t’i kthehet Kosovës, por jo siç u përmend atje

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 21:27
Mazllum Baraliu

Të dielën, presidenti amerikan, Donald Trump teksa fliste për konfliktin Iran-Izrael përmendi edhe çështjen mes Kosovën e Serbisë, duke thënë se do i rikthehet sërish atje ku e kishte lënë gjatën mandatit të kaluar.

Këto deklarata sipas profesorit, Mazllum Baraliu tregojnë se shtetet ballkanike vazhdojnë të jenë epiqendër e SHBA-së.

“Është koha e fundit që SHBA-të ti kthejnë sytë e përqëndrimin e tyre drejtë Ballkanit. Në radhë të parë, këtë nuk po e bën Evropa, shihet që nuk ka ndonjë politikë të konsiliduar por që, e kundërta ndaj Ballkanit po vazhdon me një trend borelian dhe kjo nuk sjell asgjë të re“, tha ai.

Sipas Baraliut, rikthimi ishte i nevojshëm mirëpo me një qasje më ndryshe.

“Ballkani është qendër strategjike e interesimit amerikan, veçanërisht Kosova dhe disa vende tjera. Prandaj është mirë që interesimi t’i kthehet Kosovës, por jo në mënyrën siç përmendet në një sagmend atje, konflikti. Ajo ka qenë më shumë çështje para zgjedhjeve. Rikithimi i ri e jo më një çasje sikur thotë ky“.

Ndër tjerash, Baraliu adresoi edhe një kritikë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke thënë se në raport me dialogun do duhej të kërkonte më shumë se sa që është bërë deri tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat