Ambasada e ShBA-ve shkruan për takimet në Uashington me Maqedoncin e Jasharin

Aktuale

Ambasada e ShBA-ve shkruan për takimet në Uashington me Maqedoncin e Jasharin

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:09
Pamje nga takimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë postuar disa fotografi duke i ilustruar me mbishkrim, në lidhje me takimet në Uashington që u zhvilluan javën e kaluar, nga ministry në detyrë, Ejup Maqedonci e Gjenerallejtnant, Bashkim Jashari.

“Konsultime Dypalëshe të Mbrojtjes, të hartuara për të rritur aftësinë e Kosovës për të ofruar siguri për veten dhe rajonin.

Zhvillimi i një partneri të fortë sigurie siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe prosperitet që u sjell dobi të dy vendeve tona” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së priti javën e kaluar në Uashington Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës për Konsultime Dypalëshe të Mbrojtjes, të hartuara për të rritur aftësinë e Kosovës për të ofruar siguri për veten dhe rajonin. Zhvillimi i një partneri të fortë sigurie siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe prosperitet që u sjell dobi të dy vendeve tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat