Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

Aktuale

Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA.

Ata iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.

Ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo komponent po vihet në provë në kushte të ngarkuara dhe me ritëm të shpejtë, tha Garda Kombëtare e Iowas.

Stërvitja është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat