Dështim pas dështimi, sot hera e 34-të që Kuvendi nuk konstituohet!

Aktuale

Dështim pas dështimi, sot hera e 34-të që Kuvendi nuk konstituohet!

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 10:43 më 19.06.2025
Avni Dehari

​Dështon përpjekja e 34-të për konstituim të Kuvendit

Ka dështuar për të 34-ën herë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Pas dështimit të seancës së 34-ta, e cila nuk zgjati as tre minuta, për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, është caktuar ajo e radhës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e 35-të në përpjekje për ta konstituuar parlamentin do të zhvillohet të shtunën, më 21 qershor.

Dehari: Nuk ka kuorum, seanca vazhdon të

“51 deputetë kanë dhënë votën për, 1 ka qenë kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi kuorum, atëherë shihemi më 21.06.25 në ora 10:30”, tha Dehari.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret. 

​Haradinaj: Kurti po e mban peng Kosovën, jemi duke paguar çmimin për një mashtrues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si shkaktar të krizës aktuale politike dhe institucionale në vend, siç tha ai vendi po e paguan çmimin e një “mashtruesi”.

Sipas tij, Kurti po e mban peng vendin, duke bllokuar proceset politike dhe duke mos reflektuar pas zgjedhjeve.

Haradinaj: Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi

“Kjo pyetje duhet t’i behet veç një njeriut, mashtruesit, Albin Kurti. Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Dhe për mua nuk është befasi, e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur. Pra, mashtruesi nuk mundet pa kufi me u tall me një vend. Kjo pyetje duhet t’i behet mashtruesit, ka marrë shumicën e votave, po e mban peng Kosovën, gjithë ne tjerët jemi peng i tij, nuk bën të shkohet pa kufi. Këto takimet tjera, përrallat, pi kafe ky me atë, janë veç hajgare. Një njeri është duke e mbajt peng Kosovën, po vazhdon t’i bëjë të këqija, por le të mbushen mend njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Haradinaj.

Tridhjetetre vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Zogaj i LDK-së: Krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj

Deputeti i betuar nga radhët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, para nisjes së seancën së 34-të, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një krizë të thellë të shkaktuar nga mungesa e gatishmërisë për kompromis të partisë më të madhe.

Zograj tha se përkundër përgatitjeve për zgjedhjet lokale, kriza politike që po ndodh në nivel qendror nuk duhet të lihet pas dore.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, në funksion i kemi të zgjedhjet lokale, është shpallur data e zgjedhjeve, 12 tetori do të vijë shpejt, jemi në përgatitje. Kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur ne tash fokusin e zhvendosim nga zgjedhjet lokale.

Por në asnjë koment nuk duhet lënë anash këtë cirk që po ndodh aktualisht dhe krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Krizë politike jemi dhe jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.

Hasani nuk merr pjesë në seancë: I njëjti serial, veç episodet po ndërrohen

Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, deklaroi se nuk do të merr pjesë në seancë, pasi që sipas tij, procesi po vijon njëjtë pa ndryshime. Ai theksoi se, deri në ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk parashikon ndryshime të mëdha.

“Në seancë jo. Seriali i njëjtë, veç episodet po ndërrohen, s’ka ndryshime... Në dorë të Zotit dhe të Gjykatës Kushtetuese (të ndërrohet diçka)”, ka thënë ai.

Vazhdimi i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot nga ora dhjetë (10:00).

Tridhjetetre vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Qalaj: Ngërçi në Kuvend zgjidhet nëse VV-ja propozon kandidat tjetër, të pranueshëm

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet nëse partia me më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër, që është i pranueshëm për spektrin politik.

“Problemi i Kuvendit mund të zgjidhet në atë moment, kur partia që ka fituar më së shumti ulëse të propozoj dikë tjetër të pranueshëm për partitë tjera.

Ne si PDK i kemi dhënë propozimet tona, PDK është duke bërë një punë mjaft të mirë, meqenëse është duke evituar një të keqe të madhe që një kandidat që nuk është i pranueshëm, që nuk paraqet unitet, të mos bëhet kryetar i parlamentit,” tha ai paka para vazhdimit të 34-të të seancës konstituive.

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Deputetët e betuar do të mblidhen sot në tentimin e 34-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Procesi ka ngelur tek zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit, por bazuar në qëndrimet e partive politike nuk ka ndonjë sinjal për kapërcimin e kësaj situate.

Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, anise nga ish-opozita po konsiderohet figurë përçarëse.

LVV-ja nuk po heq dorë nga emri i saj.

Në asnjërën nga tentimet e bëra, Haxhiu s’ka arritur t’i marrë 61 vota.

Janë bërë tashmë më shumë se dy muaj nga seanca e pare konstituive e 15 prillit dhe deri më tani janë bërë 29 dështime të ministres në detyrë të Drejtësisë për t’u zgjedhur në postin kryesor të Parlamentit.

Për të tejkaluar krizën politike, shefja e shtetit Vjosa Osmani, pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me synimin që të sqarohen mundësitë ligjore për tejkalimin e situatës aktuale.

Ajo deri tash ka mbajtur deri tani dy takime konsultative me liderët e partive politike, fillimisht më 15 maj dhe së fundmi për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Osmani ka përsëritur gatishmërinë për të zhvilluar takime të veçanta me çdo lider politik që ka interes për të diskutuar rreth konstituimit të organit kryesor ligjvënës,

Janë bërë katër muaj prej se Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vetëvendosje doli partia e parë, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK-NISMA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat