Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Aktuale

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 16:23
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lartë mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Ai ka zhvilluar një takim me këshilltarin bilateral britanik, nënkolonelin Mike Butler, ku është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zgjerimin e tij.

“Mbretëria e Bashkuar në secilën etapë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës ka qenë partner i rëndësishëm dhe tejet mbështetës në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike e ligjore të secilit sektor, veçanërisht ky shtet ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të vyer në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Pikërisht në këtë sektor është duke ofruar mbështetje këshilltari bilateral, nënkolonel Mike Butler”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai e ka vlerësuar takimin me nënkolonelin Butler si produktiv. ”Diskutuam rreth aktiviteteve të cilat janë duke u zhvilluar bazuar në planin bilateral ndërmjet shteteve, operacionin Interflex që përbën misionin më të rëndësishëm aktual të FSK -së jashtë vendit, e po ashtu duke njohur potencialin e ushtrisë sonë temë diskutimi ishte dhe zgjerimi i bashkëpunimit në drejtime të reja, ashtu që ushtria jonë si Forcë profesionale t'i kontribuoj paqes përtej kufijve tanë shtetëror”, ka shtuar Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat