Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Aktuale

Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 18:05
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore.

Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.

“Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e udhëtimit të tyre të pavarësisë dhe progresit të jashtëzakonshëm”, shkroi ajo.

Sipas saj, Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë, mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar brenda familjes euroatlantike të kombeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat