E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në Gjakovë

Aktuale

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në Gjakovë

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Media ka siguruar identitetin dhe fotografinë e viktimës që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Bujar Zekën, 21-vjeçarin që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK – ku fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate.

Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse janë shkelur protokollet e sigurisë në vendin e punës, me dyshimin se nuk ishin respektuar pajisjet mbrojtëse të domosdoshme për punëtorët.

Hetimet janë në zhvillim për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme për këtë humbje të rëndë jete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat