Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje - kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje - kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Gjatë këtij muaj, bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Megjithatë, deri me tani nuk janë krijuar kolona të shumta në pikë-kalimet kufitare të vendit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara sot në orën 09:00, pritjet në të gjitha vendkalimet me Kosovën nuk janë më shumë se deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë brenda Kosovës janë 3-5 minuta, po ashtu edhe për të dalë jashtë vendit nga kjo pikë, pritjet janë 3-5 minuta.

Gjendje e njëjtë është edhe tek pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat