Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aktuale

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Bojan Jevtiq, polici i arrestuar sot (e enjte) gjatë aksionit të përbashkët të autoriteteve të Kososvës te Dheu i Bardhë është arrestuar nën dyshimet për veprimtari spiunazhi për llogari te BIA-s serbe, raporton KosovaPress. Arrestimi i Jevtiq është realizuar në orët e para të mëngjesit me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një hetimi disamujor ndërinstitucional të koordinuar nga AKI, IPK dhe PSRK.

Burime të besueshme nga institucionet e sigurisë në Kosovë kanë konfirmuar për KosovaPress se Jevtiq dyshohet se për vite me radhë ka transmetuar dokumente të klasifikuara policore dhe plane operative te zyrtarë të inteligjencës serbe.

Atij i janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), pjesë e së cilës nuk është Kosova, ndërkohë që janë Serbia dhe Rusia.

Sipas burimeve të njëjta, KosovaPress mëson se pas sulmit në Banjskë, Jevtic ka transmetuar plane operative të ndjeshme që lidhen me sigurinë kufitare.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, Bojan Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh, pasi në një periudhë brenda një vitio, ishin arrestuar edhe pesë të dyshuar tjerë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat