Deputeti nga partia “Guxo”, Nezir Kraki, ka thënë se dy deputetë të PDK-së dhe dy të tjerë të LDK-së ishin të gatshëm të votojnë pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se deputetë të PDK-së dhe të LDK-së do të kishin pasur opinion tjetër nëse votimi i fshehtë do të mundësohej aty.
“Unë i di dy nga LDK, dhe dy nga PDK që kanë premtuar se do të votojnë me vota të fshehta.
Pa garanci 100%”, deklaroi Kraki në këtë intervistë, teksa nuk përmendi emra.