Enver Bajraktari, i cili u gjet i pajetë dhe i varrosur në një arë vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Baicë.
Kështu njoftoi Xhamia Dëshmorët e Shalës.
Trupi i tij u gjet i groposur në një gropë të hapur në mes të një are me kallamoq, në fshatin Baicë të Lipjanit.
Njoftimi:
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Njoftim:
Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë:
ENVER Mehmet BAJRAKTARI varrimi i të ndjerit bëhet nesër ditë e mërkurë me 06.08.2025 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Baicë.
Allahu e mëshiroftë!