Hasani: Protesta është nder që gjykon padrejtësinë e krerëve të UÇK-së

Aktuale

Hasani: Protesta është nder që gjykon padrejtësinë e krerëve të UÇK-së

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 06:29
Nait Hasani

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme,  në ora 17:00, në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Deputeti i PDK-së,  Nait Hasani, foli për protestën gjatë emisionit “Edicioni Special” ku theksoi se qëllimi i saj është ngritja e zërit kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në Hagë.

“Protesta e nesërme ka thirrjen që të gjykohet padrejtësia, sepse padrejtësisht për pesë vite mbahen në Hagë ish-krerët e UÇK-së.Të gjykosh padrejtësinë është nder, është krenari dhe ndjenjë për çdo shqiptar që ka gjak të shqiptarëve, për familjet e dëshmorëve, për invalidët dhe veteranët e luftës, por edhe për çdo shqiptar kudo që ndodhet, sepse me luftën e UÇK-së Kosova e ka shpallur pavarësinë”,  u shpreh Hasani.

Protesta pritet të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen për pjesëmarrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat