AME: 57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive – qytetarët të tregojnë kujdes

Aktuale

AME: 57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive – qytetarët të tregojnë kujdes

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 22:57
Zjarri

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend.

AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar.

“Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat