Bajqinovci: VV-ja do e respekton vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Bajqinovci: VV-ja do e respekton vendimin e Kushtetueses

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 23:58
Mefail Bajqinovci

Deputeti Mefail Bajqinovci ka deklaruar se VV do e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bajqinovci tha se nesër grupi parlamentar i kësaj partie do mbaj mbledhje pak para fillimit të seancës, teksa bëri të ditur se do vazhdohet me kandidaten e njejtë, Albulena Haxhiun.

“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e që Halil Matoshi shpesh thotë se këta nuk do ta respektojnë, do të bindesh edhe vet që ne e respektojmë.

I kemi respektuar gjithmonë. Nesër do e shihni që ne nuk do të lëmë asgjë të intepretohet që ne i kemi dal kundër atij vendimi".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat