Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Aktuale

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare së Shqipërisë, zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vengu ndër të tjera e quan këtë stërvitje si një traditë të qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat