Haradinaj i reagon Abdixhikut, e quan ” i betonuar” për bllokadën e Kuvendit

Aktuale

Haradinaj i reagon Abdixhikut, e quan ” i betonuar” për bllokadën e Kuvendit

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 19:37
Opozitarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë bllokadës institucionale.

“AAK ka vepruar me përgjegjësi, duke dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mbështetur modelin e daljes nga bllokada. Kjo ishte përgjegjësia jonë kryesore dhe e kemi përmbushur,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se, për dallim nga AAK, Lumir Abdixhiku dhe mbështetësit e tij janë “betonuar” në qëndrimin e bllokadës.

“Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh, se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!” u shpreh Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat