Sveçla: Është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë

Aktuale

Sveçla: Është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 11:47
Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë së Kuvendit.

Sveçla ka shkruar në Facebook, se ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës.

“Meqenëse ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, KFOR-it, misioneve të huaja, gazetarëve e qytetarëve, është detyrë jetike që ky subjekt të mbetet jashtë Kryesisë”, ka pohuar ai.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë pas pak, ku pritet të zgjedhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat