Banorë të fshatit Sllovi të Lipjanit kanë shprehur shqetësim lidhur me paraqitjen e grafiteve me mbishkrime nacionaliste serbe në fshatin Dobratin.
Këta banorë, kanë dërguar fotografi të grafiteve, në të cilat shkruhet “Kosova është Serbi”, “Serbia” dhe “SRB”.
Lidhur me shqetësimin e tyre, media ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë.
Deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.