Brenda vilës 6 mln euro të Milan Radoiçiq, detaji që tërhoqi vëmendjen e Grida Dumës

Aktuale

Brenda vilës 6 mln euro të Milan Radoiçiq, detaji që tërhoqi vëmendjen e Grida Dumës

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 22:47
Grida Duma

Top Story sjell pamje ekskluzive nga zemra e Mitrovicës, e po ashtu rrëfimet nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Grida Duma sjell pamje nga brenda vilës 6 milionë euro të Milan Radojçiç…

Për të kuptuar veriun e Kosovës, duhet të shohësh këtë vilë. Mbi 6 milionë euro luks, pronë e Milan Radojçiç, njeriu që sundonte si guvernator i padeklaruar. Brenda saj kishte rrugë private që çonin drejt doganës, një bypass që kalonte ligjin, dhe mure që mbulonin një realitet të fshehtë.

Ky nuk është thjesht luks. Ky është pushtet paralel: një shtet brenda shtetit, ku ligji i Kosovës nuk ekzistonte.

Vila e Radoiçiçit nuk është një rast i izoluar. Ajo është metafora e një realiteti të tërë: një veri që funksiononte me ligje të tjera, me struktura të tjera, një rrjet që i përgjigjej vetëm Beogradit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat