Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Aktuale

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 12:38
Pamje nga vizita

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.

Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi.

Idrizi ka qene aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat