Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj, Facebook-un e ka të mbushur plot me armë

Aktuale

Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj, Facebook-un e ka të mbushur plot me armë

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 23:09
Bekim Ramusa

Policia ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen që tronditi sonte fshatin Balaj të Ferizajit.

Bëhet fjalë për Bekim Ramusajn, i cili profilin në Facebook, e ka të mbushur plot me armë.

Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në rastin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Brahim Ramusa.

Image
Ramusa Facebook-un e ka të mbushur plot me armë

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë realizuar aksionin për kapjen e të dyshuarit, ndërsa Prokuroria ka marrë të gjitha masat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat