Lladrovci: Lushtaku është udhëzuar të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK

Aktuale

Lladrovci: Lushtaku është udhëzuar të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 08:20
Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili gjatë një interviste tha se ‘As nuk e shoh Ramiz Lladrovcin, është një emër që nuk më bën përshtypje’.

Lladrovci ka deklaruar se reagimi i Lushtakut është i motivuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, sipas tij, e ka udhëzuar të mos konfrontohet me të, me qëllim që të mos i dëmtohet imazhi i partisë.

“Po tash nuk i bëj përshtypje sepse është instruktuar mos me u konfrontu me mua se po dëmtohet Partia Demokratike e Kosovës. Pse çfarë kujton ti? Një njeri me të cilin kemi kryer aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga shtëpia ime jemi nisur së bashku me Sami Lushtakun, Hashim Thaçin, me Jakup Nurën me Ilmi Zekën, në aksionet e para në 92-ën kundër forcave serbe, edhe automatikun ia kam dhënë unë dhe tash të thotë nuk më bën përshtypje e nuk më intereson Lladrovci, ai është nivel i ulët.

Mua më intereson gjithmonë. Unë e kam pasur mik. Po natyrisht që nuk i lë përshtypje, sepse edhe ai është njëri nga ata që i ka bërë më së shumti presion kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës për të më ndërruar”, ka thënë ai në Tëvë1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat