Qeveria ndan mbi dy milionë euro për MASHT-in, për përmbylljen e subvencionimit për tekstet shkollore

Aktuale

Qeveria ndan mbi dy milionë euro për MASHT-in, për përmbylljen e subvencionimit për tekstet shkollore

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 10:59
Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë miratuar disa vendime.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Ministria e Arsimit ka bërë kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare, në mënyrë që të përmbyllet subvencionimi për tekstet shkollore.

“Ministria e Financave ka pranuar kërkesën e MASHT-it, për 2 milionë e 41 mijë e euro per subvencionimin e teksteve shkollore”, tha Murati

Kjo pikë u miratua pa asnjë kundërshtim nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat