Gashi: Detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen

Aktuale

Gashi: Detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban një mbledhje para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sot pritet që deputetët që të votojnë për zgjedhjen e një nënkryetari serb, për çka deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se “detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen”.

Para fillimit të seancës, ai tha para gazetarëve se bllokimi nuk është kushtetues, por politik.

Gashi: Bllokimi nuk është kushtetues, është politik

“Bllokimi nuk është kushtetues, bllokimi është politik. Mungesa e konsensusit, mungesa e vullnetit për konsensus dhe mungesa e fuqisë politike për të formuar institucionet. Krejt këto tjerat janë lojëra dhe taktizime kushtetuese dhe nuk është aspak bllokadë kushtetuese”, deklaroi Gashi.

Gashi: Unë mendoj se detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen

“Ajo është detyrim kushtetues por tash po shkojmë në mbledhje të Grupit Parlamentar për të parë një vendimin final. Unë mendoj se detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen”, shtoi ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në tentimin e gjashtëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Të zgjedhurit e popullit para vetes kanë vetëm një pikë në rend të ditës: zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës - më 8 tetor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat