Bahtiri: Rashiq do të zgjedhet nënkryetar

Aktuale

Bahtiri: Rashiq do të zgjedhet nënkryetar

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:56
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, tha se ai dhe deputetët e tjerë nga partia e tij nuk do të votojnë për askënd tjetër nga komuniteti serb përveç për Nenad Rashiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

“Sigurisht që Rashiq do të zgjedhet.

Gjërat kanë ndryshuar. Janë vetëdijësuar”, tha Bahtiri, para seancës, kur u pyet nëse kanë siguruar vota të mjaftueshme për Rashiqin, pas dështimit në seancën e fundit.

Rashiqi, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, është i vetmi deputet serb që nuk është pjesë e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon nëntë nga dhjetë ulëset në Kuvend të rezervuara për këtë komunitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat