Rashiq falenderon deputetët që e votuan për nënkryetar

Aktuale

Rashiq falenderon deputetët që e votuan për nënkryetar

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 12:22
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq, nënkryetari i sapozgjedhur nga radhët e komunitetit serb, shkurtimisht falenderoi deputetët që votuan për zgjedhjen e tij.

“Jam falenderues shumë ndaj kolegëve të mi të cilët sot kanë votuar për mua dhe shpresoj që sot ky do të jetë një fillim i ri për ndërtimin e institucione sa më parë që të jetë e mundur”, tha Rashiq.

Ai mori 71 vota pro.

Ai siguroi votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe disa prej deputetëve të minoriteteve joserbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat