Sabotoi seancën, lajmërohet Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

Aktuale

Sabotoi seancën, lajmërohet Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në Kosova Today.

Limaj e ka konsideruar këtë zgjedhje si akt antikushtetues dhe ka deklaruar se me këtë veprim po cenohen parimet themelore të Kushtetutës.

“Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar është antikushtetuese dhe cenon procesin demokratik.

Me këtë veprim po hyjmë në vazhdimësi të shkeljes së Kushtetutës”, tha Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat