LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Aktuale

LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 11:52 më 12.10.2025
Kutitë e votimit në një qendër në Prishtinë

​Voton Bekë Berisha në Prishtinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, sot hodhi votën për zgjedhjet lokale në shkollën “Meto Bajraktari” në Kryeqytet.

Berisha i uroi qytetarëve shëndet dhe bëri thirrje për një fillim të mbarë.

Berisha: Shpresojmë që të mos kemi përsëritje më

“Qytetarë të nderuar të Prishtinës, ju njoftoj që dalim të shfrytëzojmë të drejtën që të votojmë… Ju uroj shëndet dhe suksese të gjithë juve”, tha Berisha.

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.

Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.

Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

KQZ: 7.74% e votuesve morën pjesë në zgjedhje deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7.74 për qind.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2 për qind.

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka votuar në shkollën fillore "Iliria".

Shahini ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e procesit të votimit sidomos gratë.

Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë

"Sapo votova në shkollën fillore "Iliria", ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë. Kemi fol shumë që në zgjedhjet lokale votojnë më pak sesa burrat, i ftoj të gjitha që sot ta përmbysim këtë statistikë edhe të jemi në numër sa më të madh duke marrë pjesë në zgjedhjet sot që të marrin pjesë në vendimet që na efektojnë jetën e përditshme", tha Shahini.

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.

Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.

Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

​Qytetarët e Deçanit votojnë me shpresë për një të ardhme më të mirë

Katërmbëdhjetë qendrat e votimit në komunën e Deçanit janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor për zgjedhjet komunale të 12 tetorit në këtë komunë po shkon pa ndonjë parregullsi.

Në këto tri orë të para të procesi zgjedhor deçanasit po vijnë të votojnë.

Ushtruesi i detyrës së zyrtarit ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Fatmir Cacaj tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Deçan.

Cacaj: Ka interesim të qytetarëve për të votuar

“Ne kemi hapur qendrat e votimit ashtu siç janë paraparë edhe me ligj në ora 07:00 deri më tani procesi ka shkuar mirë nuk kemi pas asnjë parregullsi… me material jemi pajisur me kohë dhe kemi bërë shpërndarjen e tyre ashtu siç e kemi paraparë në rregullore… edhe pse jemi në orën e para të mëngjesit interesimi mireë është njëherë”, tha ai.

Cacaj tha se libri i statistikave po mungon por po mbajnë shënimet e nevojshme.

Cacaj: Libër të statistikave nuk kemi

“Libër të statistikave nuk kemi por ne mbajmë si shënim të brendshme statistikat e nevojshme”, ka thënë ai.

Menaxheri i Qendrës së Votimit “Vëllezërit Frashëri”, e cila është qendra më e madhe e votimit në Deçan, Hamit Qorraj deklaroi se edhe në këtë qendër votimi procesi zgjedhor ka nis me kohë dhe nuk është regjistruar deri tani asnjë parregullsi.

Ai thotë se deri tani nuk ka pas numër të madh të qytetarëve që kanë votuar.

Qorraj: Procesi i votimit është duke shkuar mirë

“Procesi ka nis mirë dhe mbarë sipas procedurave në ora 07:00 është hapur gjithsej në këtë shkollë i kemi 6 vendvotime me një numër të votuesve të mundshëm 5 mijë e 114 votues. ..Procesi është duke shkuar mirë dhe mbarë deri tani interesimi ka qenë i vogël por besoj që është mëngjes dhe me ardhjen e kohës së po besoj që rritet numri”, tha ai.

Nga ky proces zgjedhor deçanasit presin ndryshime të mira dhe në shërbim të nevojave të qytetarëve.

Arif Ulaj nga zgjedhjet e sotme komunale pret ndryshime pozitive.

Ulaj: Deçani ka shumë nevoja

“Presim diçka më mirë nëse bëhet më mirë… Deçani ka shumë nevoja por mundësisht me rregulluar disa (me i rregullua)”, tha ky banor i Deçanit.

Ndryshime në qeverisjen e Deçanit pret edhe Ibrahim Lushaj.

Lushaj: Pres të ketë ndryshime në Deçan

“Po votuam…pres me pas ndryshime por megjithatë po më duket mbetet e njëjta, banorët e Deçanit kanë shumë nevoja, megjithëse janë të realizuara shumica, por prapë se prapë ka nevojë”, theksoi Lushaj.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora. 

Qytetarët votojnë edhe në Zveçan

Në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës, qytetarët po votojnë në zgjedhjet lokale.

Një prej tyre, Stanija Jevtiq, tha për Radion Evropa e Lirë se pret ndryshime pozitive dhe që serbët të rikthehen në udhëheqjen e komunës.

Ajo shtoi se largimi i serbëve nga institucionet, në nëntor të vitit 2022, ishte një gabim.

Në këtë komunë, në maj të vitit 2023, ndodhi një përplasje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, pasi kryetari shqiptar u vendos në objektin e komunës.

Gjatë atyre përleshjeve u plagosën dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s.

Voton Përparim Rama, bashkë me familjen e tij

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.

Rama, së bashku me familjen e tij, ka votuar në Fakultetin Filozofik.

Ndërkaq në fjalën e tij, Rama i cili po synon edhe katër vjet në krye të kryeqytetit, uroi fillimisht fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.

“Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje të përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh tutje ai.

​Voton Ramosaj, pret dalje masive

Kryetari i deritanishëm i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili po synon edhe një mandat në krye të kësaj komune, ka votuar në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Deçanit.

I shoqëruar nga familja e tij, Ramosaj pasi votoi tha se pret fitore bindëse sepse ka vizion të qartë për Deçanin.

Ai ftoi qytetarët që sa më shumë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Ramosaj: Pres dalje masive

“Pres proces të rregullt zgjedhor, një dalje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje se përcaktojnë fatin e këtij qyteti edhe për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

14 qendra e votimit që janë në komunën e Deçanit janë hapur me kohë në ora 07:00. Deri tani nuk është regjistruar ndonjë parregullsi.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhënërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora. 

​Voton Petrit Hajdari

Kandidati për kryetarë të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka votuar sot dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët ende nuk e kanë shfrytëzuar këtë drejtë për zgjedhjet lokale.

Gjatë votimit të tij në shkollën “Rilindja” në Dobroshec, Hajdari tha se janë pak minuta për të dhënë votën, por vlen shumë për katër vitet e ardhshme.

Hajdari: Ftoj të gjithë ata të cilët nuk e kanë shfrytëzuar ende këtë të drejtë, të dalin ta shfrytëzojnë

“Kanë filluar jashtëzakonisht mirë qytetarët të dalin. Edhe ne sot e shfrytëzuam të drejtën tonë, janë pak minuta për të dhënë votën tonë, por është shumë për katër vitet e ardhme. Ftoj të gjithë ata të cilët nuk e kanë shfrytëzuar ende këtë të drejtë, të dalin ta shfrytëzojnë sepse vendosin për të ardhmen”, tha Hajdari.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.

Votimi përmes postës ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar dje, më 11 tetor.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5.624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5.419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Vendvotimet u hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00. Kjo periudhë llogaritet heshtje zgjedhore.

KQZ: Deri më tani votuan më shumë se 53 mijë qytetarë, pjesëmarrje më e madhe në Prishtinë

Në platformën elektronike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar të dhënat fillestare lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:00 në të gjithë Kosovën.

Sipas të dhënave që mund t’i gjeni në linkun e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani kanë votuar 53,553 votues, ose më saktë 2,64% e votuesve.

Pjesëmarrje më e madhe e votuesve në zgjedhje vërehet në Prishtinë me 7,010 votues, Prizren gjithsej 3,217, Ferizaj 2,825 dhe Podujevë 2,459 votues.

Ndryshe,  KQZ ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. 

Osmani: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas orës 10:00 në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ajo e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.

“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani, duke i ftuar ata që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat