Në shkollën “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj, e cila është në proces të rrënimit, qytetarët po shkojnë për të votuar duke mos e ditur se qendra e votimit, është ndërruar në një shkollë tjetër.
Njoftimi në derë sapo është vendosur nga ekipet e KQZ.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 ishte 16.45 për qind.