Policia e Prokuroria po trajtojnë tri raste të fotografimit të votës

Aktuale

Policia e Prokuroria po trajtojnë tri raste të fotografimit të votës

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Tri raste të dyshuara të fotografimit të votës, po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti që tha se kanë pranuar tri informata një rast në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata. Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë, ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Fotografimi i votës është vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat